
Berat Gjimshiti ka kaluar Cesenan e Christian Shpendit pa shumë vështirësi në një stuhi golash në Bergamo. Ekipi bergamask i shqiptarit triumfoi kundër klubit nga Serie B në shtëpi me shifrat e pabesueshme 6-1.
Berati ndoshta nuk shënoi sot, por u paraqit mjaft mirë në këtë derbi shqiptarësh, edhe pse Shpendi ishte i munguari i madh i bardhezinjve dhe ky është fakt tani.
Mbrojtësi kuqezi mbajti portën e paprekur dhe mbrojtjen në situata të mira. Kjo shihet nga fakti se Cesena arriti vetëm 1 gol nderi dhe atë në fund të takimit.
Atalanta kualifikohet më tutje në Coppa Italia falë lojës spektakolare dhe futbollistit të Kombëtares. Gjimshiti mund të fitojë këtë sezon një titull domestic pas arritjes së edicionit të kaluar me Europa League në ‘xhep’.
