Ditë festë sot për Arbnor Mujën. Sulmuesi i Kombëtares feston ditën e sotme 26-vjetorin e lindjes. Një ditë e veçantë për të pasi datëlindja e tij përkon edhe me “Ditën e Çlirimit” të Shqipërisë.
Urimet për të nuk kanë munguar si nga FSHF dhe presidenti Armand Duka. Ky i fundit i ka shkruar publikisht me anë të një “Story” në Facebook dhe Instagram.
“Gëzuar ditëlindjen”, shkruhet në “Story” e publikuar nga presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.
Kujtojmë që Muja e ka patur të vështirë të bindë Sylvinhon përgjatë këtij viti. Edhe pse kishte pjesë e Kombëtares në ndeshjet e këtij nëntori, ai nuk mori asnjë minutë.
Që nga 17 nëntori i vitit të shkuar e deri më sot, 26-vjeçari ka luajtur vetëm 1 minutë me fanellën e Kombëtares shqiptare.