Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

FOTO/ I dhuroi fitoren Sakayasporti me gol dhe asist, Odise Roshi “zapton” një vend në formacionin e javës në Turqi

Shkruar nga NEWSPORT
FOTO/ I dhuroi fitoren Sakayasporti me gol dhe asist, Odise Roshi
Odise Roshi

Odise Roshi padiksutim ishte një nga lojtarët shqiptarë që shkëlqeu në Turqi në fundjavën e kaluar. “Raketa” e kombëtares shqiptare ishte protagonist në fitoren që skuadra e tij, Sakaryaspor arriti ndaj Boluspor.

Fieraku shkëlqeu me gol dhe asist në fitoren 2-0 të skuadrës së tij. Fillimisht shërbeu për shokun e skuadrës që në minutën e 3-të, me Del Valle që tundi rrjetën. Vetëm 40 minuta më pas do të ishte sërish Roshi që do të vuloste këtë sfidë.

32-vjeçari gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 43-të pëer të dyfishuar shifrat për Sakayaspor në Ligën e parë turke. Performanca e tij nuk ka kaluar pa u vënë re, ndërsa nga “Sofascore” është zgjedhur në formacionin e javës. Gjithashtu është vlerësuar me notën 8.6.

FOTO/ I dhuroi fitoren Sakayasporti me gol dhe asist, Odise Roshi
Odise Roshi në formacionin e javës

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga