Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

FOTO/ Shënoi golin e parë sezonal, Jasir Asani mes më të mirëve

Shkruar nga NEWSPORT
FOTO/ Shënoi golin e parë sezonal, Jasir Asani mes më të
Jasir Asani

Jasir Asani është rikthyer te goli në Korenë e Jugut. “Mëngjarashi” i Kombëtares ai doli shumë mirë të gjente rrugën e rrjetës në sfidën kundër Jeonbuk.

29-vjeçari tundi rrjetën në minutën e 70-të, një gol shumë i rëndësishëm për Asanin dhe për skuadrën e tij. Ky realizim ka vlerën e 3 pikëve, pasi i dhuroi skuadrës së Gwangju Fc fitoren në sfidën e javës së 26-të të kampionatit.

Kujtojmë se ky është goli i parë sezonal për të, ndërsa ka luajtur në këtë sezon gjithsej 5 ndeshje mes Kupës dhe kampionatit. Në total ka qenë në fushë për 259 minuta.

Falë paraqitjes së tij mjaft pozitive në këtë sfidë, Asani është zgjedhur në formacionin e javës. Nga “Soffascore” është vlerësuar gjithashtu me notën 7.5.

FOTO/ Shënoi golin e parë sezonal, Jasir Asani mes më të
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga