Baseli ka marrë 1 pikë të çmuar në ligën helvete ditën e sotme. Klubi zvicerian ka barazuar 1-1 kundër St.Gallen në transfertë falë shqiptarit, Xherdan Shaqiri.
‘Big Shaq’ dhuroi një top të bukur jashtë zonës së portierit ganez (patriot me Dwamenan), që u godit saktë nga kolegu i tij për të shënuar golin që solli pikën e vetme sot për zvicerianët.
Ky asist ‘shijon’ dyfish kur sheh renditjen dhe mëson se Baseli është vetëm minus 1 nga Lugano kryesuese.
Në rast të humbjes nga skaudra e Xherdanit, atëherë kampi kuqeblu do të ishte minus 2 nga ekipi i Saipit, gardianit të Kosovës.
Mund të duken pak, por deri në fund nuk i dieht se sa shumë mund të hyjë në punë kjo pikë e siguruar falë Shaq, që u gradua me notën 7.4.
Kështu, Shaqiri mban gjallë super formën e tij në ‘Credit Suisse Superleague’ dhe mbi të gjitha shpresat për titull të Basel.