
Mirlind Daku është një nga sulmuesit potencial që ka Shqipëria në “gjirin” e saj. Është gjithashtu një nga lojtarët më në formë, por në 5 sfidat e fundit që kombëtarja shqiptare ka luajtur nuk ka mundur të sigurojë asnjë minutë.
Kjo ka ngritur një sërë dyshimesh për të dhe pse nuk “preferohet” nga Sylvinho. Gjithsesi kuqezinjtë në orën 15:00 do të luajnë në Hamburg me Kroacinë dhe para këtij superdueli Daku ka bërë një postim në rrjetet sociale.
Në “Insta-Story” ka hedhur një foto të tij dhe më pas vendos edhe orarin kur starton sfida. Kjo është marrë nga tifozët si një “mesazh” për brazilianin para kroatëve për t’i besuar disa minuta në fushën e lojës. Mbetet të shihet nëse sulmuesi do të mund të zbresë në fushë kundër kroacisë dhe çfarë do të ndodhë me të.
