Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

FOTO-LAJM/ Armando Broja idhull tek Everton, flamuri shqiptar valëvitet në mes të Londrës

Shkruar nga NEWSPORT
FOTO-LAJM/ Armando Broja idhull tek Everton, flamuri shqiptar valëvitet
Armando Broja

Everton ka arritur të marrë 1 pikë mjaft me vlerë falë sulmuesit kuqezi. Futbollisti i Shqipërisë ishte i vetmi nga klubi i tij që bënte inkursione e madje driblonte mbrojtësit e Artetas në zonën kundërshtare duke mbajtur gjallë shpresat e skuadrës për një rezultat, të arrirë në fund.

Everton mori 1 pikë të çmuar në Londër. Këtë e bëri falë Brojës, i cili hyri në lojë si zëvendësues por trullosi mbrojtësit e Arsenal.

Armando në fund të takimit shkoi drejt tifozëve dhe dhuroi fanellën njërit prej tyre. Flamuri shqiptar ishte i ndodhur në zonën e tifozëve blu që kishin udhëtuar nga Liverpuli drejt Londrës. Pra, mbështetja për lojtarin tonë të Kombëtares nuk mungon as në ishull.

Gjesti bujar i sulmuesit kuqezi është transmetuar live në OptusSport fill pas mbarimit të sfidës. Madje, portieri Pickford i cilësuar si më i miri sot me pritjet e tij, kopjoi lojtarin kuqezi dhe bëri të njëtën gjë në nder te fansave.

Armando Broja duke luftuar ndaj Arsenal

FOTO-LAJM/ Armando Broja idhull tek Everton, flamuri shqiptar valëvitet
Mbështetja e shqiptarëve në Londër

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga