Ardian Ismajli ka folur pas ndeshjes me Anglinë, ku Shqipëria u mposht 2-0. Një humbje e cila nuk “vret” shumë, pasi siç dihet Kombëtarja ka sigutuar kualifikimin në “Play-Off” të Kupës së Botës 2026.
Në deklaratën e tij pas ndeshjes, Ismajli ka theksuar se goli i parë i Harry Kane mund të evitohej, por presioni bën të vetën.
“E rëndësishme është që shkuam në play off, ishte ndeshje e luftuar për 70 minuta nuk ke çfarë bën për golat, luajtëm kundër kampionëve, janë të fortë, por do na shërbejë për ndeshjet e marsit, ti bëjmë tifozët krenarë siç na kanë bërë dhe ata ne.
Pata dy dëmtime dy muajt e fundit tani jam ok , jam për të dhënë më shumë se 100%, sa i përket ndeshjes goli i parë mund të evitohej por kur ke presion shumë të madh… I erdhi topi Kejn dhe goditi, fola me arbitrin italian dhe më tha që nuk kishte faull. Dua të them dy fjalë për Gjasulën, ka qenë një çun që nuk e harrojmë, ishte me ne sot në drekë, është si një kapiten i vjetër për ne, urojmë të bëhet trajner. Ti Alban je profesionist dhe zgjedh njerëzit e duhur”, ka theksuar mbrojtësi.
