Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

E konfirmon eksperti Fabrizio Romano, mesfushori i Kombëtares shqiptare transferohet në Portugali

Shkruar nga NEWSPORT
E konfirmon eksperti Fabrizio Romano, mesfushori i Kombëtares shqiptare
Ilustrim / Kombëtarja U17 dhe Fabrizio Romano

Dijar Ferati është transferuar zyrtarisht në Portugali. Mesfushori i Kombëtares shqiptare U17 vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Utsiktens në Suedi, për të nisur një të re te Rio Ave U23.

Është eksperti i merkatos, italiani Fabrizio Romano që e ka konfirmuar këtë transferim. Ferati pritet të jetë një aset i çmuar për ekipin portugez, për të tashmen dhe të ardhmen.

E konfirmon eksperti Fabrizio Romano, mesfushori i Kombëtares shqiptare
Dijar Ferati

Kujtojmë që 16 vjeçari si fillim ka qenë pjesë e përfaqësueses së moshave të Suedisë. Por më pas, Ferati vendosi që t’i bashkohej kuqezinjve. Ai u grumbullua me Kombëtaren U17 në nëntor të 2024-ës.

E konfirmon eksperti Fabrizio Romano, mesfushori i Kombëtares shqiptare
Njoftimi i Fabrizio Romanos

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga