
E ardhmja e Armando Brojës është në udhëkryq. Sulmuesi shqiptar nuk e di ende se ku do të jetë e ardhmja e tij. Huazimi me Everton i përfundon në fund të këtij sezoni, me skuadrën aktuale të tij që nuk duket se do të vazhdojë me blerjen përfundimtare të kartonit.
Ndërkohë lideri i kuqezinjtë nuk është as në planin e Chelsea, me këto të fundit duket se kanë vendosur ta vendosin në listën e futbollistëve që dëshirojnë t’i shesin në merkaton e verës. Për fatin e mirë të 23-vjeçarit, interesimet për të nuk mungojnë.
Një e tillë vjen tashmë nga Spanja, ku sipas “Fichajes” bëhet me dije se Celta Vigo e ka në listën e dëshirave. Spanjollët kërkojnë një sulmues dhe tiparet e Brojës duket se janë ato që bindin drejtuesit.
Kjo pistë po shikohet me imtësi dhe javët e ardshme do të jetë mjaft të “nxehta” për Brojën. Kujtomë se aktualisht sulmuesi është i angazhuar me Kombëtaren, ku ndaj Anglisë hyri si zëvendësues në minutën e 63-të, teksa minuta pritet të marrë edhe ndaj Andorrës. Me këto të fundit kuqezinjtë do të luajnë ditën e nesërme në “Arenën Kombëtare” në orën 20:45.