Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

E BUJSHME/ Besiktas "vesh" ekipin kuqezi, gjiganti turk ofertë zyrtare sulmuesit të Kombëtares

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Besiktas "vesh" ekipin kuqezi, gjiganti turk ofertë
Mirlind Daku - Jasir Asani

Besiktas kërkon Mirlind Dakun. Nga Turqia bëjnë me dije se skuadra turke i ka bërë ofertë zyrtare Rubin Kazan.

Gjigandët turk e shikojnë sulmuesin e kombëtares shumë të rëndësishëm për sezonin e ri që do të përforconte kështu repartin e avancuar. Sipas “VseProSport” oferta zyrtare për Dakun është në zyrat e skuadrës ruse, teksa ende nuk bëhet me dije se sa janë shifrat e saj.

26-vjeçari ka bërë në sezon fantastik në Rusi, ku në 33 ndeshje ka shënuar 10 gola. Gjithashtu ka dhënë edhe 4 asiste për shokët e skuadrës. Daku u transferua te Rubin Kazan gjatë merkatos së verës së kaluar, ndërsa ka kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2026.

Nëse realizohet ky operacion, Daku te Besiktas do të gjejë Ernest Muçin dhe Milot Rashicën. Kjo do të bënte që sulmi i skuadrës turke të vishet komplet kuqezi.

E BUJSHME/ Besiktas "vesh" ekipin kuqezi, gjiganti turk ofertë
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga