
Sot luhet një derbi interesant shqiptarësh në Turqi. Besiktas pret Bodrumspor dhe në fushë aktivizohen nga e para 3 lojtarë kuqezinj.
Ernest Muçi e nis nga e para këtë takim të ligës turke. Rashica nuk e ka fat dhe po bëhen disa kohë në fakt që kur luan njeri, nuk luan tjetri. Klubi nga Stambolli i beson sulmin ish-it të Tiranës.
Bodrumi ndërkohë nuk ka lënë asnjë legjionar jashtë. Taulant Seferi kthehet në repartin ofensiv ndaj një gjigandi të futbollit turk si “Shqiponjat”, pas ballafaqimit ndaj Trabzonspor të Enis Bardhit para disa javësh. Në mbrojtje, ish-i i Tiranës si Muçi, shoqërohet nga Arlind Ajeti.
Të dy ekipet janë plot me ngyra kuqezi dhe synojnë fitoren sot në orën 17:00. Mbetet për t’u parë nëse në qytetin metropolitan të Turqisë do të brohoritet emri i ndonjë prej lojtarëve të Kombëtares.

