Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

"Daku shënoi më pak se unë", mbrojtësi i klubit nga Moska nuk 'e llogarit' sulmuesin shqiptar: Nuk kishim frikë prej tij

Shkruar nga NEWSPORT
"Daku shënoi më pak se unë", mbrojtësi i klubit
Mirlind Daku

Mirlind Daku shënoi përsëri dje kundër një emri të madh si CSKA në ligën ruse. Performanca e shqiptarit po bie në sy në çdo media sportive të vendit dhe shqiptari po merr vëmendje të madhe.

Mbrojtësi i ekipit nga Moska, Matvej Lukini ka dhënë një intervistë për MatchTV, transmetuesin e ndeshjeve në Rusi. Lojtari i kryeqytetasve ka përmendur edhe sulmuesin kuqezi në fjalët e tij.

Vihet re që golat e futbollistit të Kombëtares po trembin çdo rival, përfshirë edhe kryeqytetasit.

“Vura re që sulmuesi i Rubinit shënoi gol. Daku është shumë i mirë.

Por ne kemi mbrojtësa të aftë dhe një ekip shumë në formë. Nuk është se kishim frikë të luanim ndaj tij dhe as nuk menduam të ndryshonim strategji vetëm prej tij. Luajtëm futbollin tonë pa ndryshuar linjën mbrojtëse.

Daku shënoi 1, unë 2 herë.”, u shpreh lojtari i klubit të Moskës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga