Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Champions me Interin sezonin e ardhshëm? Kristjan Asllani: Sigurisht, por tani mendojmë vetëm Kombëtaren

Shkruar nga NEWSPORT
Champions me Interin sezonin e ardhshëm? Kristjan Asllani: Sigurisht, por
Kristjan Asllani

Teksa është i grumbulluar me Kombëtaren shqiptare në prag të EURO 2024, Kristjan Asllani ka dhënë një intervistë të shkurtër për mikrofonat e “Sportmediaset”. Mesfushori i Interit është pyetur në lidhje me klubin e tij, duke filluar nga fitimi i Scudettos në derbi, por edhe për objektivat e sezonit të ardhshëm.

“Scudetto në derbi? E bukur, kam qenë gjithmonë tifoz i Interit. Ylli i dytë me fitoren në derbi... Jemi të lumtur, grupi ishte i fortë dhe kompakt, na u shpërblye puna që kemi bërë gjatë gjithë këtij viti”, u shpreh fillimisht Asllani.

Champions League objektiv i sezonit të ardhshëm?

“Sigurisht, Interi duhet të synojë gjithmonë të fitojë sa më shumë trofe të jetë e mundur. Le të shohim, tani është kombëtarja. Mezi pres të shoh përsëri shokët te Interi, flasim shpesh dhe jam i lumtur që jemi një grup i bashkuar”.

Më shumë minuta?

“Do të shohim për këtë, pasi gjithmonë kam thënë se duhet të punoj dhe më pas kur trajneri më thërret në detyrë, duhet të jem i gatshëm që gjithmonë të jap më të mirën time”.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga