
Ilirjan Alliu ka folur në Euronews i ftuar në emisionin sportiv rreth situatës së Armando Brojës. Dihet që “ylli” i Kombëtares është i dëmtuar dhe nervozizmi i Everton ka kapur majat pas ripërsëritjes së lëndimeve të njëpasnjëshme.
Ish-futbollisti i Kombëtares u shpreh se Broja gaboi në strategjinë e ndjekur. Sipas Alliut, lojtari kuqezi duehj të ishte rikthyer në fushat e lojës hap pas hapi dhe jo direkt, çka e ekspozonte shumë nga rreziku i dëmtimit të njëpasnjëshëm.
“Armando Broja duhej të stërvitej më shumë se sa të luante. Minutat duhet të ishin marrë gradualisht. Ai është futbollist shpërthyes dhe i shpejtë, ndaj rreziku shtohet për dëmtime.
Dëmtimet që janë marrë janë anësore dhe të vogla. Nuk ka dëmtime themelore dhe do të riktheht më i fortë se më parë”, u shpreh Alliu.