Bodrumspor është shumë pranë ngjitjes në Superligën turke, pasi mposhti në çerekfinale Pendikspor me rezultatin 2-0. Protagonist në këtë përballje të rëndësishme ishte dhe Taulant Seferi i cili shënoi golin e dytë të takimit në minutën e 81-të.
Për sulmuesin e Kombëtare shqiptare, ky është padiskutim një hap shumë i madh pasi skuadra e tij ka shansin të rikthehet mes më të mirave të Turqisë në sezonin e ardhshme, por fillimisht duhet të masë forcat mee Corumin, përpara se të prekë dhe finalen e "play-off"-it që e ngjit automatikisht në elitë.
Lidhur me këtë moment kyç të Bodrumspor, vetë Seferi ka bërë një postim në profilin e tij, ku shkruan: "Një mënyrë e shkëlqyer për t'i nisur playoff-et. Fitore e rëndësishme në shtëpi dhe i lumtur që kontribuova me gol. Një hap më shumë dhe fokusi qëndron po i njëjti".
