Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Berisha mes “2 portave”, shqiptari mendon rikthimin e bujshëm: Do të doja shumë!

Shkruar nga NEWSPORT
Berisha mes “2 portave”, shqiptari mendon rikthimin e bujshëm:
Etrit Berisha

Në merkaton e dimrit, ish-portieri i Lazios dhe Atalantës, Etrit Berisha po mendon të rikthehet në Serie A. Momentalisht, portieri 36-vjeçar luan për skuadrën suedeze, por me “sy e veshë” është në Itali.

Sa i takon eksperiencës së tij në klubin e Hacken, ai ka thënë se kanë luajtur ndeshje të mira edhe përballë rivalëve të fortë. Italia, nga ana tjetër për të mbetet ende një tundim interesant, duke pranuar pa “drojë” se i pret dhe ofertat e mundshme.

"Unë gjithmonë e ndjek ligën, dhe këtë vit është bërë edhe më sfiduese dhe emocionuese, me kaq shumë ekipe që luftojnë si për Scudetton ashtu edhe për rënien nga kategoria. Nëse vjen mundësia e duhur, do të doja shumë", ka thënë ai.

Ndërsa për Lazion, ekipin të cilin ka luajtur dikur, Berisha vijon të mbetet i sigurt në aftësitë e skuadrës, por pa “lënë në hije” kualitetin e Romës si kundërshtare.

"Lazio mund të bëjë mirë, veçanërisht sepse kanë një trajner si Sarri i cili e njeh mirë klubin. Në të njëjtën kohë, situata mund të bëhet shumë e vështirë duke pasur parasysh se si po bën Roma. Në kryeqytet, gjithmonë ekziston ai presion që vjen me rivalitetin midis dy ekipeve", bëri të ditur portieri.

Poll

Lexo gjithashtu