
Jasir Asani/ © Credits instagram.com/jasir_asani10/
Jasir Asani hyri në fushën e lojës si zëvendësues në Champions dhe i dha fitoren skuadrës së tij, Gwangju kundër Shanghait nga Kina. Lojtari i Kombëtares është shprehur pas sfidës për mënyrën si shënojë si gol.
“Unë i thash trajnerit se nëse hyj në fushë, unë do të shënoj me prekjen e parë. E thashë këtë sepse e parandieja.
Dëshiroj të shënoj më shumë që të ndihmoj ekipin të marrë 3 pikët në çdo përballje. “, u shpreh Asani pas golit të fitores.
Shqiptari u vu në shënjestrën e mediave pasi shënojë direkt sa u aktivizua. Ish-i i Partizanit dukej se ishte 100% i sigurtë ditën e sotme dhe për fat të mirë ndjesitë nuk e zhgënjyen.
Poll