Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Armando Broja 'ylli' mediatik i bluve, sulmuesi i Kombëtares harron Chelsean dhe tregon 'trullosjen' e Arsenalit: Unë bëra rolin tim, Everton klub masiv

Shkruar nga NEWSPORT
Armando Broja 'ylli' mediatik i bluve, sulmuesi i Kombëtares
Armando Broja

Armando Broja është 'ylli' pas të cilit rendin të gjithë dhe këtë po bën dhe faqja zyrtare e Everton. Klubi anglez ka postuar për lojtarin e Kombëtares në web dhe në rrjetet sociale. Aty, shqiptari flet për ndeshjen me Arsenalin dhe veprimet e bluve deri tani.

“Nuk është e lehtë të vish në Emirates, por djemtë luftuan vërtet shumë mirë. Ishte një pikë e merituar. Ndoshta mund të kishim marrë edhe më shumë nga loja në 10 minutat e fundit.

Kur ata shtynin para, unë kisha hapësira në sulm. Në përgjithësi ishte një paraqitje e mirë nga ne. Jam i lumtur që kam luajtur rolin tim.

Kur trajneri më tha të vija për të luajtur, e dija që do të ishte një minutazh i vështirë. Arsenal bënte shumë presion mbi ne, kështu që dikush duhej të shtynte dhe të mbante topin lart. U përpoqa të fitoja faulla.

Unë bëra pjesën time dhe mendoj se e bëra mjaft mirë. E ngrita skuadrën në fushë. Unë thjesht përpiqem të ndihmoj sa më shumë.

Kam qenë në Chelsea gjithë jetën time, tani jam tek Everton që është klub masiv. Isha i lumtur që u ktheva nga dëmtimi dhe më pëlqen kur kam presion.

Nuk kemi luajtur ndaj Liverpool, por e dimë që shumë përballje të vështira na presin”, u shpreh Broja.

Lojtari kuqezi lavdëron Everton si një klub të madh para se të ndeshen ndaj bluve ku u bë njohur, Chelseat. Megjithatë, legjionari nuk do të luajë ndaj londinezëve siç thekson dhe klubi nga Liverpooli.

Armando ka theksuar rëndësinë e grupit dhe bërjen sa më mirë pas rikthimit. Për të pikët janë jetike sidomos me kalendarin e vështirë, ku kujtojmë që Broja ndeshet me ekipin e ‘The Citizens’ pas londinezëve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga