
Sylvinho bëri disa ndërrime. Asani ishte i detyruar të linte lojën ndërsa të tjerët u aktivizuan si pasojë e zgjedhjes së teknikut të Kombëtares. Në sy ra një zëvendësim i minuatev drejt fundit të lojës.
Laçi i la vendin një mesfushori tjetër në minutën e 85-të. Amir Abrashi ishte ai që u hodh në lojë për të mbajtur balancat e mesfushës pas daljes së lojtarit më të vlerësuar në radhët e Shqipërisë. Futbollsti shqiptar që aktivizohet tek Grasshoppers në Zvicër, klubi më i titulluar atje u rikthye të luajë për Kombëtaren.
Edhe pse minutat ishin të pakta plus shtesën, rëndësi ka inkuadrimi për Amirin. Mesfushori deri para pak kohësh i ndiqte ndeshjet e skuadrës në kampionatin helvet nga tribuna pasi ka qenë i dëmtuar, ndërsa tani është rikthyer dhe kërkon formën më të mirë. Madje, legjioanri u ndëshkua me karton të verdhë në minutat e fundit të sfidës.
Për shkak të eksperiencës së tij të gjatë me Kombëtaren, Sylvinho e mban si një "aset" tek i cili mund të besojë kur sheh që gjërat nuk shkojnë mirë.