Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Alarm nga Koreja e Jugut para EURO 2024, trajneri i Jasir Asanit: Është mbipeshë, gabim që e ftojnë në Kombëtare

Shkruar nga NEWSPORT
Alarm nga Koreja e Jugut para EURO 2024, trajneri i Jasir Asanit:
Jasir Asani

Jasir Asani nuk po kalon një moment të mirë te skuadra e Gwangju FC në kampionatin korean. Palët kanë një krisje, me situatën që është bërë shumë serioze.

Ylli i kombëtares shqiptare nuk preferohet më nga trajneri i skuadrës koreane, Lee Jung-Hyo. Ky i fundit i ka dhuruar këtë sezon vetëm 8 minuta, ndërsa në një intervistë për mediat ka deklaruar se Asani nuk do të luajë më deri sa ai të jetë trajner, duke alarmuar kështu kuqezinjtë. Ndër të tjera nënvizon se “mëngjarashi’ ka shtuar peshë dhe në stërvitje nuk jep më të mirën e tij.

“Asani ka shtuar shumë peshë dhe nuk është shumë i mirë në stërvitje. Edhe nëse nuk fitojmë 10 ndeshje rresht, sërish ai nuk do të luajë sa të jem unë trajner. Nuk e kuptoj se si e grumbulojnë në kombëtare. Asani nuk luan sepse ka një performancë të dobët, nuk e di a i shikojnë ato këto gjëra”, ka deklaruar timonieri i Gwangju FC.

Sigurisht një situatë e tillë shqetëson Sylvinhon 1 muaj para startit të kampionatit europian. Siç dihet në eliminatoret e kombëtares shqiptare ish-lojtari i Partizanit ishte një nga liderët e ekipit, i cili me golat e tij të jashtëzakonshëm na kualifikoi në Euro 2024.

Kujtojmë se krisja mes palëve ka nisur në janar të këtij viti, ku Asani kishte oferta nga skuadra që luajnë në Europa. Lojtari i kombëtares kërkoi rikthimin në kampionatet europiane, por skuadra koerane kishte pretendime të larta. Kontrata aktuale e 28-vjeçari me Gwangju FC i përfundon në dhjetor të këtij viti.

Alarm nga Koreja e Jugut para EURO 2024, trajneri i Jasir Asanit:
 

 

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga