Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

22 ndeshje si kuqezi, njihuni me STATISTIKAT e Sylvinhos në krye të Kombëtares

Shkruar nga NEWSPORT
22 ndeshje si kuqezi, njihuni me STATISTIKAT e Sylvinhos në krye të
Sylvinho

Sylvinho dhe Kombëtarja jonë do të nisin ditën e nesërme zyrtarisht rrugëtimin e tyre në kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Kuqezinjtë do të sfidojnë në “Wembley”, ora 20:45 një nga skuadrat pretendente për t’i shkuar deri në fund këtij kompeticioni, Anglinë.

Braziliani e di rëndësinë e kësaj sfide dhe prej ditësh ka zhvilluar përgatitje intensive me ekipin. Dorën e fundit të përgatitjeve timonieri kuqezi do ia japë pasditen e sotme, ku ekipi do të zhvillojë edhe seancën e fundit stërvitore para sfidës së ditës së nesërme.

Lojtarët janë të motivuar për këtë sfidë, me Sylvinhon që kërkon një rezultat pozitiv në Londër. Braziliani siç dihet në krye të ekipit kombëtare ka 22 ndeshje. Ka arritur të marrë 9 fitore, 8 humbje dhe 5 barazime.

Saktësisht mori drejtimin e Kombëtares para 2 vitesh. Në 22 ndeshjet e zhvilluara deri më tani, kuqezinjtë ia kanë dalë të shënojnë 27 gola, ndërsa kanë pësuar 19 gola. Me brazilianin kemi luajtur në finalet e Euro 2024, ndërsa fatkeqësisht në Nations League nga Liga B kemi rënë në Ligën C.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga