Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Largimi i Bajramit? Gjithësecili bën zgjedhjen e tij”, Marash Kumbulla: I kemi analizuar gabimet në prapavijë, do përmirësohemi

Shkruar nga NEWSPORT
“Largimi i Bajramit? Gjithësecili bën zgjedhjen e tij”,
Marash Kumbulla

Mbrojtësi i Kombëtares Marash Kumbulla ka dalë në zonën e prononcimeve përpara ndeshjes miqësore me Gjibraltar, e cila do të mbahet nesër.

25-vjeçari ka folur shkurtimisht për tema të ndryshme, aty ku nuk kishte se si të mungonte “braktisja” e Kombëtares nga Adrian Bajrami apo edhe problemet në prapavijë ndeshjet e fundit:

Dëmtimet e shumta dhe largimi i Bajramit?

Ekipi është mirë. Gjithësecili bënë zgjedhjen e tij. Besojë se nuk do mendojmë për lojtarët që nuk duan të jenë me ne.

Problemet në mbrojtje, a janë reflektuare këto gabime?

Po, e kemi analizuar gabimet në prapavijë. Do ti përmirësojmë, kemi pasur kohë në Malaga. E kemi mendjen te ndeshja me Letoninë.

Mungesat e konsiderueshme në mbrojtje, a është momenti për të marrë rolin e titullarit?

Jam gati për Shqipërinë. Të gjithë kanë dëshirë të luajnë për Kombëtaren. Fjala e fundit i takon trajnerit.

Poll

Lexo gjithashtu