Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Zhvillohet Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme e SHRF Korçë, këto janë vendimet që u morën nga anëtarët

Shkruar nga NEWSPORT
Zhvillohet Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme e SHRF Korçë,
Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme e SHRF Korçë

Këtë të hënë u zhvillua Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme e Shoqatës Rajonale të Futbollit Korçë, ku u morën vendime të rëndësishme për aktivitetet futbollistike që organizon kjo shoqatë.

Të pranishëm në këtë mbledhje ishin të 8 anëtarët e shoqatës të përfaqësuar nga 13 delegatë, të cilët diskutuan pikat e përcaktuara në rendin e ditës, që kishin të bënin me raportin e aktivitetit të Shoqatës, miratimin e pasqyrave financiare, miratimin e buxhetit për vitin 2025, zgjedhjen e delegatëve që do të përfaqësojnë SHRFK-në në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së si edhe ndryshimin e emblemës së SHRFK-së.

Në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës Rajonale të Futbollit Korçë ishte i pranishëm edhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Ylli Çekiçi, i cili vlerësoi punën e bërë nga SHRFK dhe nënvizoi se FSHF do të vijojë të jetë mbështetja kryesore me projekte konkrete për të zhvilluar më tej futbollin në këtë rajon.

“Prioriteti ynë mbetet investimi tek të rinjtë, zhvillimi i futbollit grassroots dhe fuqizimi i futbollit të vajzave, përmes projekteve si “UEFA Playmakers” dhe nismës “100 fushat” për përmirësimin e infrastrukturës sportive. Objektivat tona afatgjata përfshijnë krijimin e një qendre rajonale për këtë zonë, duke shfrytëzuar çdo sfidë si një mundësi për të hapur rrugë të reja zhvillimi. Kjo kërkon bashkëpunim të ngushtë me pushtetin vendor për të siguruar projekte dhe mbështetje konkrete për komunitetin e futbollit. Bashkitë mund të ofrojnë mundësi për investime në sport, dhe është e rëndësishme që të punojmë së bashku për të maksimizuar përfitimet për futbollin në këtë rajon” – tha Ylli Çekiçi në fjalën e tij.

Pas verifikimit të mandateve, Kryetari i SHRFK-së, Ilirjan Përmeti mbajti një fjalë përshëndetëse, ku nënvizoi arritjet e SHRFK-së gjatë vitit 2024, si edhe diskutoi mbi problematikat që janë për t’u zgjidhur. Qëllimet e SHRFK-së për të ardhmen janë rritja e numrit të fëmijëve që merren me futboll, si edhe përmirësimi i infrastrukturës sportive.

Më pas me anë të votimit në Asamble u miratuan pasqyrat financiare dhe buxheti për vitin 2025 si edhe delegatët që do përfaqësojnë Shoqatën Rajonale të Futbollit Korçë në Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme të FSHF-së. Delegatët e përzgjedhur me votat e anëtarësisë janë Ilirjan Përmeti dhe z. Stavrion Lako.

Shoqata propozoi edhe ndryshimin e emblemës së saj. Emblema e re do të përdoret jo vetëm në aktivitetet e SHRF Korçë dhe materialet sportive në këtë qark, por edhe në dokumentet zyrtare, komunikimet institucionale, faqet zyrtare në rrjetet sociale dhe eventet e organizuara nga shoqata.

Zhvillohet Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme e SHRF Korçë,
Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme e SHRF Korçë

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga