
Kombëtarja shqiptare
Kombëtarja shqiptare do të përballet sot me Gjibraltarin në transfertë, në kuadër të një sfide miqësore. Ndeshja që do të zhvillohet në “Europa point stadium”, nis në orën 18:00.
Kjo është hera e parë që këto dy ekipe përballen, ndërsa diferenca në vlerën aktuale të lojtarëve është e frikshme.
Skuadra e drejtuar nga Sylvinho, ka një vlerë totale prej 100.3 milionë eurosh. Ndërkohë që vlera e përfaqësueses së Gjibraltarit është vetëm 1.48 milionë euro.
Lojtari më i shtrenjtë tek kuqezinjtë është Kristjan Asllani, i cili sipas “Transfermarkt”, vlen 13 milionë euro. Ndryshe nga “ylli” i Gjibraltarit, “fron” të cilin e mban Tjay De Barr, vlera e të cilit është 175 mijë euro.
Poll