
Shqipëri U15 - Kosovë U15
Kombëtarja U-15 e vajzave mbylli me sukses turneun “UEFA Development” duke regjistruar fitoren e tretë radhazi.
Në takimin e fundit, të zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit” ndaj Kosovës, vajzat kuqezi triumfuan me rezultatin 4-1.
Por vëmendjen kryesore e mori momenti pas përfundimit të takimit. Trajnerja e Shqipërisë, Rabie Tota u kërkoi vajzave kuqezi që të përqafonin futbollistet e Kosovës, të cilat disa prej tyre ishin shtirrë në tokë prej “hidhërimit” të humbjes.
Një gjest fisnik nga trajnerja Tota, duke treguar profesionalizëm, e mbi të gjitha duke rritur respektin e dashurinë ndërmjet shqiptarëve.
Poll