
Tashmë nuk do të ketë më “Air Albania”. Stadiumi më prestigjioz i Shqipërisë, që ndodhet në zemër të kryeqytetit do të mbajë emrin “Arena Kombëtare”, të paktën momenalisht.
Stadiumi Kombëtar
Në ambientet e stadiumit ka nisur puna për të “zhdukur” përfundimisht emrin “Air Albania”. Siç shihet në video, emri i “vjetër” po fshihet nga muret e impiantit, teksa Federata Shqiptare e Futbollit është në pritje të emrit të ri.
Stadiumi Kombëtar
Pritet të shihet se cilat do të jenë ata që do të kërkojnë të drejtat për emërtimin e Stadiumit Kombëtar.
Një impiant prestigjioz që përveçse ndeshjeve të futbollit, ka hapësira për prezantime, koncerte, apo edhe ngjarje nga më të ndryshmet dhe më të rëndësishmet në vendin tonë.