Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

UEFA “Regions’ Cup” 2026-27/ Kombëtarja shqiptare mëson kundërshtarët, ndeshjet do të luhen në Shqipëri

Shkruar nga NEWSPORT
UEFA “Regions’ Cup” 2026-27/ Kombëtarja shqiptare
UEFA Regions Cup 2026-2027

Kombëtarja shqiptare ka mësuar kundërshtarët në raundin e ndërmjetëm të kompeticionit të UEFA “Regions’ Cup” 2026-27.

Kuqezinjtë janë shortuar në Grupin 6, së bashku me Sllovakinë, Italinë dhe Irlandën e Veriut. Të gjitha ndeshjet e këtij grupi do të luhen në Shqipëri nën organizimin e FSHF.

Ndeshjet e raundit të ndërmjetëm do të zhvillohen nga 21 gushti deri më 4 dhjetor 2026. Shqipëria do të sigurojë kualifikimin në finalet e UEFA “Regions’ Cup” nëse e mbyll grupin në vendin e parë.

Turneu final do të ketë tetë skuadra pjesëmarrëse dhe do të zhvillohet në qershor ose në fillim të korrikut 2027, në vendin e një prej ekipeve të kualifikuara. Vendi pritës pritet të caktohet në fund të dhjetorit 2026.

Poll

Lexo gjithashtu