Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

VIDEO/ Sfida delikate përballë vajzave kuqezi, tifozët e Uellsit “zbarkojnë” në Elbasan

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Sfida delikate përballë vajzave kuqezi, tifozët e Uellsit
Tifozët e Uellsit në Elbasan

Kombëtarja e vajzave do të përballet sot me Uellsin në ndeshjen e dytë brenda pak ditësh. Kjo sfidë është e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2027 dhe zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, prej orës 18:00.

Ndërkohë që në Elbasan nuk ka vetëm tifozë kuqezi, por edhe një numër të konsiderueshëm uellsianësh. Siç shihet në videon e mëposhtme, lokalet dhe rrugët e qytetit elbasanas janë të mbushura me tifozë të Uellsit.

Duket se kombëtarja nga Mbretëria e Bashkuar do të ketë përkrahje të madhe në këtë ndeshje. Por për ta nuk do të jetë e lehtë, duke ditur shpirtin e garës që vajzat kuqezi tregojnë në fushë.

Tifozët e Uellsit në Elbasan

Poll

Lexo gjithashtu