Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

UEFA Development U-16, Shqipëria mposhtet minimalisht nga Kosova

Shkruar nga NEWSPORT
UEFA Development U-16, Shqipëria mposhtet minimalisht nga Kosova
Shqipëria U16 - Kosova U16

Shqipëria U-16 luajti sot ndeshjen e tretë dhe të fundit të turneut UEFA Development ndaj Kosovës. Në takimin e zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit”, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Andrea Tedesco u mundën me shifrat 1-2 nga Kosova.

Kombëtarja e nisi ndeshjen me këtë formacion: Lleshi (GK), Zekaj (c), Dodaj, Mali, Marku, Bilishti, Qosja, Kurtulaj, A. Lleshi, Ruci, Kajbe.

Kosova kaloi e para në avantazh në minutën e 11-të të takimit falë golit të shënuar nga Mustafa. Gjashtë minuta më vonë, Kosova dyfishon shifrat me Krasniqin. Pak minuta para fundit të pjesës së parë, kuqezinjtë ngushtojnë rezultatin me Kurtulaj. Fraksioni i parë mbyllet me shifrat 1-2.

Ky rezultat nuk ndryshon as gjatë pjesës së dytë, pavarësisht tentativave nga ana e skuadrës kuqezi. Trajneri Tedesco bën disa zëvendësime gjatë këtij fraksioni, duke hedhur në fushë lojtarë si E.Kajbe, Koro, Himallari, Zogu e Lila. Ndeshja mbyllet me rezultatin 1-2 për Kosovën.

Në përballjen tjetër të ditës, Andorra mposhti San Marinon me rezultatin 2-1.

Vlen të theksohet se ky turne i UEFA-s u zhvillua në vendin tonë në datat 20-22-25 prill nën organizimin e Federatës së Futbollit. Qëllimi i këtyre turneve është jo vetëm argëtimi, por edhe mbështetja e futbollistëve të rinj si edhe zbulimi i talenteve të reja të cilët në në të ardhmen mund të jenë pjesë e skuadrave kombëtare të moshave apo ekipeve A të vendeve respektive.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga