Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Tirana me një tjetër fushë futbolli, punimet janë në fazën finale

Shkruar nga NEWSPORT
Tirana me një tjetër fushë futbolli, punimet janë në
Fusha

Punimet për ndërtimin e fushës së tretë në kompleksin “Shtëpia e Futbollit” po ecin me ritme shumë të mira dhe tashmë ka përfunduar edhe procesi i mbjelljes së barit, duke hyrë kështu në fazën finale të projektit.

Pritet që brenda pak javësh fusha të jetë plotësisht gati për përdorim, duke u kthyer në një tjetër hapësirë moderne në shërbim të ekipeve kombëtare të moshave, si edhe për zhvillimin e turneve zhvillimorë e kualifikues të organizuar nga FSHF në bashkëpunim me UEFA-n.

Administratori i kompleksit, Ledio Ndini, në një prononcim për fshf.org, thekson rëndësinë e këtij investimi si për futbollin shqiptar ashtu edhe për qytetin e Tiranës, ku mungesa e fushave sportive është e ndjeshme.

“Ky është një investim i rëndësishëm për futbollin shqiptar dhe për qytetin e Tiranës, pasi i shtohet një fushë e re moderne dhe bashkëkohore. Kjo fushë do të shërbejë për ekipet kombëtare të të gjitha moshave, por edhe për turnetë që do të zhvillohen nga FSHF. Synimi ynë është i thjeshtë, të rrisim cilësinë e terreneve sportive dhe të ofrojmë kushte sa më të mira. Jo vetëm në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, por edhe kudo ku investon FSHF”, – thotë Ledio Ndini për fshf.org.

Me përfundimin e kësaj fushe, kompleksi “Shtëpia e Futbollit” do të pasurohet me një tjetër terren bashkëkohor, që do të ndihmojë në zhvillimin e talenteve të rinj dhe përmirësimin e kushteve për përgatitjen e ekipeve kombëtare.

Poll

Lexo gjithashtu