Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

“Sikur m’i mori dikush,” Rrëfimi prekës i Alban Bushit për humbjen e prindërve: Do të doja vetëm t’i përqafoja një herë

Shkruar nga NEWSPORT
“Sikur m’i mori dikush,” Rrëfimi prekës i Alban
Alban Bushi dhe prinderit e ndjere Ali Bushi dhe Bukurije Bushi

Ish-sulmuesi i Kombëtares dhe trajneri i kombëtares U-21, Alban Bushi ka rrëfyer si kurrë më parë dhimbjen e madhe të humbjes së dy prindërve në aksidentin automobilistik në Greqi.

Fundtetori i vitit që lamë pas, më datë 30, Alban Bushi humbi të dy prindërit në një aksident rrugor fatal në Veria të Greqisë. Ali Bushi 73 vjeç dhe Bukurije Bushi 71 vjeç, nuk ia dolën t’i mbijetonin. Ai që do të duhej të ishte një udhëtim i zakonshëm, u kthye në një pikë pa kthim për familjen Bushi.

Ishte një vonesë e një dite në nisjen e udhëtimit, një “të fle edhe pak” nga babai, një plan i shtyrë për të hënën që kthehet në tragjedi.

Ironia e fatit duket se ka pasur vendin e vet në këtë histori: një telefonatë vetëm pesë minuta para aksidentit, një përshëndetje e fundit që nuk u kuptua si e tillë. Pastaj heshtje. Alban Bushi, i prekur thellë, e përshkruan me një dhimbje të pastër, që rrallë shfaqet në rrëfime publike.

“Sikur i mori dikush. Kur ikin, e kupton dashurinë e tyre të madhe”  - thotë ai, me një qetësi që duket se i përket vetëm dhimbjeve të mëdha, të heshtura, atyre që të përvëlojnë në brendësi pa bërë zë.

Rrëfimi i plotë i Alban Bushit:

Ata donin të iknin të dielën në mëngjes, por babi flinte një çikë, ishte një çikë gjumash ai, flinte gjumë më shumë sesa duhej ndonjëherë ngaqë rrinte të shtunave duke parë sport e filma. Mami u çua të dielën për të ikur, i thoshte “hajde se u bëra gati”, ai i thoshte “të fle edhe pak, të fle edhe pak” dhe s’ikën të dielën. I tha mami “s’jam duke të pritur, ikim nesër”. Ikën të hënën dhe ndodhi pastaj ajo.

Unë isha jashtë shtetit në fakt, nuk e dija, vëllai i merrte në telefon, ata nuk e hapnin. Vëllai tha “kanë arritur në hotel’, i mori në fakt 5 minuta para aksidentit dhe i kishin thënë që “duam edhe gjysmë ore të arrijmë”. S’i mori më, i mori pasdite nuk e hapën, i mori në darkë, nuk e hapën dhe vëllai pastaj mendoi që “mos janë në gjumë e t’i marr të nesërmen”.

S’po e hapnin edhe të nesërmen. Unë erdha, isha në Gjermani besoj, erdha nga dreka dhe më thotë vëllai “ore s’ma kanë hapur telefonin”. Ça thua i thashë unë, si ka mundësi? Kur i mori përsëri vëllai, e hapi një grek. Tha që i kishte thënë “servis, makinë” dhe vëllai s’e kupton greqishten. E mora unë se flas greqisht ngaqë kam luajtur atje, i thashë si është situata, çfarë ka ndodhur?

Më tha mua “kështu-kështu, s’jetojnë më, janë përplasur që dje”. I thashë që dje? Po pse s’keni lajmëruar se 24 orë duhet të lajmërojnë. Nejse, nuk na dha shumë shpjegime, thjesht morëm makinën dhe u nisëm për atje. Kur arritëm, ata kishin qenë duke ecur në rrugën e vet, me 80-90 në orë kishin qenë, kishte ardhur një ‘Mercedes’ shumë i madh, i mbushur me sallamëra, mishra dhe i kishte gjuajtur nga mbrapa fort dhe i kishte lënë të dy në vend. Ikën një çikë çuditshëm se ikën shpejt.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga