Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Prag sfida Serbi – Shqipëri/ Armand Duka krah për krah me presidentin e Serbisë, krerët e Federatave drekojnë së bashku

Shkruar nga NEWSPORT
Prag sfida Serbi – Shqipëri/ Armand Duka krah për krah me
Ilir Shulku dhe Armand Duka me zyrtaret e Federates serbe

Në prag të ndeshjes Serbi – Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, u zhvillua në qytetin e Nishit dreka zyrtare e organizuar nga Federata Serbe e Futbollit.

Në këtë event mori pjesë delegacioni i Federatës Shqiptare të Futbollit, i kryesuar nga Presidenti Armand Duka, ndërsa nga pala serbe ishin të pranishëm Presidenti i Federatës së Futbollit të Serbisë, Dragan Džajić, dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë të institucionit.

Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe me frymën e mirë të bashkëpunimit sportiv mes dy federatave, duke vënë në plan të parë respektin e ndërsjellë dhe vlerat që përcjell futbolli si urë bashkimi mes popujve.

Të dy palët vlerësuan rëndësinë e zhvillimit të ndeshjeve në një klimë të qetë sportive, duke theksuar rolin e futbollit si një mjet që afron njerëzit dhe nxit frymën e garës së ndershme.

Gjithashtu, Presidenti Duka vlerësoi masat e marra për organizimin e ndeshjes nga federata dhe autoritetet serbe dhe për pritjen shumë të mira që i është rezervuar Kombëtares shqiptare dhe delegacionit të FSHF.

Prag sfida Serbi – Shqipëri/ Armand Duka krah për krah me
 

 

Poll

Lexo gjithashtu