Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Nuk mjafton “shkarkimi” nga Milani, Igli Tare thirret në SPAK

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk mjafton “shkarkimi” nga Milani, Igli Tare thirret në SPAK
Igli Tare

Prokuroria e Posaçme a lëshuar një fletëthirrje të dytë për ish-futbollistin e Kombëtares shqiptare, Igli Tare, duke kërkuar me çdo kusht që të marrë dëshminë e tij, për hetimet ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

“Dëshmia e tij konsiderohet e rëndësishme për hetimin, kryesisht në drejtim të pasurisë së znj.Balluku”, tha një burim pranë SPAK, raporton media VNA.

Nevoja për të pyetur Igli Taren ka ardhur menjëherë pas disa kontrolleve që u ushtruan tek familjarë të ish-zëvendëskryeministres dhe biznesmenë të ndryshëm, ndërsa hetuesit zbarkuan dhe në dy vila në një zonë rezidenciale në Drimadhes.

Më herët, SPAK firmosi fletëthirrjen e parë për ish-futbollistin, por u kthye pas, për shkak se ai jeton jashtë vendit dhe nuk mori dijeni. Në fletëthirrjen e dytë, hetuesit konfirmojnë se janë marrë masat që Tare të marrë njoftim.

Poll

Lexo gjithashtu