Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

ZYRTARE/ Kuqezinjtë e “vegjël” gati për një tjetër sfidë, konfirmohet miqësorja e radhës në transfertën delikate

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Kuqezinjtë e “vegjël” gati për një
Kombëtarja shqiptare U-21

Kombëtarja shqiptare U-21 ka zyrtarizuar një tjetër ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Europian U-21, ku Shqipëria është e kualifikuar automatikisht si një nga vendet organizatore.

Kuqezinjtë do të përballen me Slloveninë U-21 më 5 qershor 2026, në stadiumin e Ajdovščinës, në orën 20:15. Kjo do të jetë miqësorja e parë e këtij grumbullimi për skuadrën e drejtuar nga Alban Bushi.

Ndërkohë, në kuadër të të njëjtit program përgatitor, Kombëtarja U-21 do të zhvillojë edhe një tjetër test miqësor ndaj Italisë U-21, më 8 qershor 2026 në stadiumin “Omero Tognon” në Pordenone, ndeshje e cila është bërë tashmë publike.

Poll

Lexo gjithashtu