
Kombetarja shqiptare U-21
Kombëtarja U-21 ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen miqësore ndaj San Marinos, që do të luhet nesër në stadiumin “Air Albania”, në orën 17:00.
Skuadra zhvilloi stërvitjen e fundit nën drejtimin e trajnerit Alban Bushi dhe të gjithë lojtarët janë në gjendje të mirë fizike, pa asnjë problem.
Kjo ndeshje është e rëndësishme, pasi trajneri dhe stafi teknik do të kenë mundësi të shohin nga afër gjendjen e skuadrës dhe t’u japin më shumë hapësirë lojtarëve që nuk kanë pasur shumë minuta me Kombëtaren.
Ndeshja do të luhet në “Air Albania” dhe për tifozët hyrja do të jetë falas.
Poll