Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Në janar nis edicioni i radhës i kursit UEFA C, FSHF hap regjistrimet

Shkruar nga NEWSPORT
Në janar nis edicioni i radhës i kursit UEFA C, FSHF hap regjistrimet
Kursi per Licencen UEFA C

Federata e Futbollit do të zhvillojë edicionin e radhës të kursit UEFA C në Durrës, i cili do të nisë nga data 19 janar 2026. Programi i formimit do të zhvillohet në tre blloqe leksionesh, sipas këtij kalendari: 19 – 22 janar 2026, 3 – 5 shkurt 2026 dhe 17 – 19 shkurt 2026.

FSHF fton të gjithë të interesuarit që jetojnë në Durrës dhe zonat përreth të aplikojnë sa më parë, pasi numri i vendeve është i limituar. Pjesëmarrja është e hapur për ish-futbollistë, mësues të edukimit fizik dhe persona të apasionuar pas futbollit që dëshirojnë të ndërtojnë karrierë në këtë fushë.

Mosha minimale e pranimit në kurs është 20 vjeç.

Dokumentet që duhet të dërgojnë kandidatët në adresën [email protected] :

diplomën e shkollës së mesme ose të lartë,

aktivitetin aktual profesional,

numrin e kontaktit,

fotokopje të kartës së identitetit ose pasaportës.

Nuk mund të marrin pjesë në kurs:

kandidatët e dënuar mbi 180 ditë nga Komisionet Disiplinore të FSHF-së;

studentët që, gjatë kursit, marrin pezullim mbi 180 ditë;

kandidatët e dënuar përjetësisht nga Komisionet e FSHF-së;

studentët që gjatë ndjekjes së kursit dënohen nga autoritetet disiplinore (pezullohen nga kursi).

Dorëzimi i aplikimeve

Aplikimet mund të dërgohen me e-mail në [email protected], me postë të zakonshme (me konfirmim marrjeje) në adresën: Rr. Liman Kaba, Nd. 5, Hyrja 1, Njësia Administrative 5, Kodi Postar 1019, Tiranë, ose të dorëzohen fizikisht në sekretarinë e FSHF-së në të njëjtën adresë.

Afati i fundit i aplikimit është 09.01.2026. Aplikimet që mbërrijnë pas këtij afati nuk do të pranohen.

Poll

Lexo gjithashtu