
Një moment historik ka ndodhur për botën e arbitrave shqiptarë. Marjus Qose, një emër i njohur i arbitrimit në vendin tonë zyrtarisht është pajisur me stemën e FIFA-s.
Por e veçanta qendron në faktin se Qose bëhet gjyqtari i parë i Kolegjiumit të Lushnjes që merr stemën e organizatës më të rëndësishme të futbollit. Marjusi e nisi rrugëtimin në gjykimin e ndeshjeve në vitin 2006 duke iu bashkuar Kolegjumit të Arbitrave të qytetit të Lushnjes. Pas shumë mundi dhe sakrificash, ai arriti në majën e futbollit shqiptar në vitin 2015. Marjus Qose ka arbitruar në 80 ndeshje në pozicione të ndryshme.
Ky nderim nga FIFA e vendos arbitrin lushnjar në historinë e drejtësisë sportive të Lushnjes dhe është një çmim që tregon punën e lartë të gjykimit që po kryhet nga FSHF në bashkëpunim me instancat europiane dhe botërore të futbollit.