Fotomontazh/ Presidenti i Partizanit, Gaz Demi
Gjatë ditës së sotme, Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin për miratimin në lidhje me repartin ushtarak, teksa bëhet fjalë për 12 mijë e 690 metra katror.
Sipas vendimi, kjo hapësirë i kalon shoqërisë “Partizani” sh.a. Sipërfaqja e identifikuar si “Reparti ushtarak nr.6010 (IGJIU), ish-RU nr.7030 (IGJU)” gjendet në zonën kadastrale 8110, Tiranë.
Për qartësim, prona do të vijoi të jetë shtetërore, sikurse në përgjegjësinë e Ministrisë së Mbrojtjes, ama i jepet me qiera shoqërisë “Partizani” sh.a.
Poll
