
Shqipëria do të duelojë me Italinë në “Signal Iduna Park” në orën 21:00. Tifozët shqiptarë do të jenë të shumtë në numër në mbështetje të Kombëtares.
Plani i tifogrupit Kuq e Zi është prishur për shkak të kushteve atmosferike në Gjermani. Pak orë para duelit me “axxurrët”, tifozët e Kombëtares kanë bërë një tejtër njoftim të rëndësishëm, ku informojnë të gjithë për itineratin e ri për të nisur grumbullimin.
“????????NJOFTIM I RËNDËSISHËM ????????
Për shkak të kushteve jo të mira të motit dhe paralajmërimit për stuhi, me keqardhje ju njoftojmë se pikëtakimi ynë në Ëestpark anullohet.
Në kordinim me Komunën e Dortmundit dhe Forcat e Rendit, pika e takimit e re do të jetë “Kampstraße/Reinoldikirche”.
Atmosfera para ndeshjes do të fillojë në të njëjtin orar, 14:00 por marshimi për në stadium në grup do të bëhet në orën 16:45 me këtë itinerar:
Kampstraße - Rheinische Straße - Möllerstraße/Lindemannstraße - Hyrja D.
Nëse do të ketë ndryshime të tjera, do ju njoftojmë në vazhdim.
Nëpër borë e nëpër shi, PËRJETËSISHT me ty SHQIPËRI! ????????
#1Komb1Kombëtare
#TKZOnTour”, kanë shkruar tifozat kuqezi.