Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Kursi i Mjekësisë Sportive, Dr.Skënder Brataj: Bashkëpunimi me Federatën është thelbësor për ndihmën e parë në futboll

Shkruar nga NEWSPORT
Kursi i Mjekësisë Sportive, Dr.Skënder Brataj: Bashkëpunimi
Dr. Skënder Brataj

Federata e Futbollit po organizon edicionin e radhës të kursit të Mjekësisë Sportive dhe siç është bërë traditë, një seancë e veçantë i kushtohet ndihmës së parë.

Kursi dyditor për ndihmën e parë u zhvillua në ambientet e klinikës së Kombëtares dhe i ftuar ishte Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj, i cili u shpjegoi kursantëve teknikat e ndihmës së shpejtë dhe mënyrën e trajtimit në kohë të shpejtë të problematikave shëndetësore që mund të ndodhin gjatë aktiviteteve sportive.

Në një prononcim për fshf.org, doktor Brataj foli për rëndësinë e dhënies së ndihmës së parë, në veçanti në sportin e futbollit.

“Çdo profesion mjekësor, fillon nga baza, nga dhënia e ndihmës së parë. Në programin e kursit dhe shkollës që Federata ka krijuar, është një bashkëpunim mes nesh dhe Federatës, ku zhvillohet një kurs dyditor për sa i përket ndihmës së parë, masazhit kardiak, ventilimit dhe defibrilimit. Është e rëndësisë së veçantë që personat, ekipi dhe kushdo që asiston ndeshjet, duhet të jetë në gjendje të mbajë në jetë një person, derisa të vijë shërbimi i urgjencës.

Për këtë qëllim, këto dy ditë po bëhet ky lloj trajnimi, ku po shpjegohen të gjitha llojet e ndihmës së parë, që nga traumat, helmimet, gjakderdhjet, deri te arresti kardiak.

Nëse ju kujtohet rasti i Eriksen në Europian, i cili nuk pati asnjë ndihmë më tepër se dy duar dhe një defibrilator, të cilët e kthyen në jetë dhe sot ai vazhdon jetën profesionale përsëri.
Prandaj, duhet të jemi shumë të kujdesshëm, sepse në vendngjarje shpëtohet jeta. Siç na mëson mjekësia, qelizat cerebrale kanë një jetëgjatësi 4–6 minuta, nga 6–10 minuta fillon e dëmtohet, më shumë se 10 minuta ne mund ta kthejmë një person në jetë, por nuk do të zgjohet ndonjëherë.

Ky është qëllimi i këtij kursi sot, që të gjithë studentët të jenë në gjendje të bëjnë këto veprime dhe të mbajnë në jetë një person me dy duar dhe një defibrilator”, – tha doktor Brataj.

Poll

Lexo gjithashtu