Ekipi kombëtar U-19
Ekipi kombëtar U-19 mbylli këtë pasdite përgatitjet për ndeshjen kualifikuese të raundit të parë të Europianit për këtë grupmoshë kundër Ukrainës.
Departamenti i Komunikimit bën me dije se me skuadrën sot është bashkuar edhe Alain Taho, i cili nuk ka qenë i pranishëm në stërvitjet e mëparshme për shkak të gjendjes shëndetësore. E gjithë pjesa tjetër e skuadrës gëzon formë të mirë fizike
Ekipi i drejtuar nga trajneri Julian Ahmataj do të zbresë nesër në ora 14:00 në stadiumin “Niko Dovana” për këtë takim të parë të grupit B5. Sakaq, në Rrogozhinë do të luhet ndeshja tjetër e këtij grupi mes Sllovakisë dhe Malit të Zi në ora 12:00.
Sfida Ukrainë – Shqipëri do të transmetohet live dhe falas në FSHF TV.
Poll
