
Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv ne FSHF
Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së u mblodh për të diskutuar disa çështje të rëndësishme në prag të përfundimit të sezonit futbollistik.
Në rendin e ditës u trajtuan disa pika kyçe, ndër të cilat organizimi i Asamblesë së Përgjithshme të FSHF-së, e cila është planifikuar të zhvillohet më 25 qershor.
Gjithashtu, u shqyrtuan projekte të rëndësishme infrastrukturore, përfshirë ndërtimin e stadiumit të Vorës si edhe u diskutua për mbarëvajtjen e punimeve në fushën e tretë në “Shtëpinë e Futbollit”.