Ish-futbollisti, Saimir Patushi ka folur rreth të ardhmës së futbollit të talenteve në Shqipëri. Patushi ka qenë i ftuar në VizionPlus në panelin e emisionit sportiv të përjavshëm. Aty ai ka folur për mentalitetin që qarkullon në vendin tonë sa i takon fryteve të punës.
“Harrrojini talentet.
Nuk bëhesh futbollist me 1 orë stërvitje në ditë. Duhet impenjim maksimal, fokus dhe sakrificë.
Në Shqipëri të rinjtë kujtojnë se me pak punë mund të arrish gjithçka. Nuk ka talente të reja kështu.”, u shpreh analisti që jep një alarm për futbollin tonë.
Poll