Pas suksesit të turneut “Futsal Junior” për grupmoshën U-13, vëmendja do të zhvendoset te talentet më të vegjël. Nesër dhe gjatë gjithë fundjavës, salla “Feti Borova” do të kthehet në arenën e radhës për ekipet U-11.
Turneu, i organizuar nga SHRF Tiranë në bashkëpunim me Agjencinë e Parqeve Rekreative dhe me mbështetjen e FSHF, aktivitet synon të promovojë futbollin e sallës, futbollin e moshave si dhe të inkurajojë pjesëmarrjen aktive të fëmijëve në futboll.
Në këtë turne do të marrin pjesë 16 ekipe, të ndara në katër grupe , ku fëmijët do të kenë mundësinë të shprehin aftësitë e tyre në një ambient të organizuar dhe profesional.
Grupi A: Triumph A, Lions, Rinia El, Klosi
Grupi B: KSP A, Titans, Astiri B, Don Bosko
Grupi C: Astiri A, Triumph B, East Park, Multisport
Grupi D: Tirana, KSP B, EMV Rinia, FBA.
Organizimi i turneve të tilla konfirmon fokusin e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë në zhvillimin e futbollit bazë dhe ndërtimin e brezave të ardhshëm.
