Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Fusha të reja njëra pas tjetrës, inaugurohet e radhës në Shkodër

Shkruar nga NEWSPORT
Fusha të reja njëra pas tjetrës, inaugurohet e radhës
Inaugurohet fusha e re në Shtoj, Shkodër

Pas fushës në Famullinë e Shën Prendës, është inauguruar një tjetër investim i Federatës së Futbollit në Shkodër. Si pjesë e projektit të rëndësishëm “100 fushat”, në Shtoj është përuruar fusha e re me bar artificial, një investim i përbashkët i FSHF-së dhe akademisë “Soccer Star”. Në ceremoninë e përurimit të fushës së re mori pjesë Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, një nga përfaqësuesit e akademisë “Soccer Star”, Agim Zani, kryetari i SHRF Shkodër, Lazër Matija si edhe përfaqësues të futbollit në Shkodër, përfaqësues të mediave dhe fëmijë të zonës.

Në fjalën e rastit të mbajtur në këtë event, Presidenti Duka vlerësoi bashkëpunimin me akademinë “Soccer Star” dhe uroi që në të ardhmen Shkodra të ketë më shumë futbollistë.

“Është kënaqësi për mua të jem në inagurimin e fushës në Shtoj. Kjo fushë do t’i shërbejë stërvitjes së gjithë fëmijëve të zonës. Është shembulli më i mirë i bashkëpunimit të Federatës së Futbollit me një Akademi private. Ato që mund t’i krijojmë ne fëmijëve që t’i bashkohen sportit tonë është infrastruktura, trajnerët  të cilët ne i kemi të kualifikuar. Jemi e vetmja Federatë në botë që financojmë veshjet sportive që fëmijët i kanë sot veshur dhe topat e futbollit. Mjafton që fëmijët të kenë dëshirën, ne kemi të tjerat dhe futbolli të ecë përpara. Falenderoj Gimin, Lazerin si kryetar i SHRF Shkodër për bashkëpunimin dhe ju të tjerët. Uroj të kemi sa më shumë futbollistë në Shkodër.

Fusha të reja njëra pas tjetrës, inaugurohet e radhës
Armand Duka

Ndër të tjera, Presidenti Duka nënvizoi se Shkodra duhet të ketë më shumë fusha stërvitore, për t’i krijuar këtij rajoni kushte më të mira stërvitjeje si edhe që qyteti të jetë një nga pritëset e finaleve të Europianit U-21. “Projekti është akoma më i madh këtu. Ne do na duhet që të fillojmë sa më shpejt fushën me bar natyral sepse është një nga kushtet për të zhvilluar ndeshjet e Kampionatit Europian 2027 në Shkodër. Nëse nuk kemi të paktën një fushë për stërvitje e kemi të pamundur që të luhet në Shkodër, gjë që e cila ka dështuar në ndeshjet e Euro U-17 2025, sepse në Shkodër nuk kishim një fushë që i plotëson kriteret me bar natyral. Sa më shpejt ta nisim fushën e re për t’i shërbyer akademisë dhe fëmijëve, por edhe qëllimin tjetër që është shumë i rëndësishëm, zhvillimi i Kampionatit Europian U-21 nuk duhet ta përjashtojë Shkodrën nga harta.

Ndërkohë unë shpresoj që ne ta fillojmë edhe projektin me Bashkinë që kemi nisur te Kompleksi Sportiv “Zmijani”, për ta shndërruar në një kompleks bashkëhor dhe më të gjitha kushtet ku dhe atje do të ketë një fushë natyrale dhe artificiale. Unë mendoj që jemi në rrugë të mbarë, do të duhet bashkëpunim me të gjithë, me biznesin privat, bashkinë, me Shoqatën që të krijojmë kushte sa më të mira”, – tha Presidenti Duka.

Kryetari i SHRF Shkodër, Lazër Matija, i pranishëm në këtë ceremoni të veçantë përshëndeti investimit dhe nënvizoi se kjo fushë i shërben fëmijëve të qytetit.  “Në emër të ShRF Shkodër, kjo fushë është falë investimit të Gimit dhe mbështetjes së FSHF-së. Është një investim që nuk bëhet thjesht për biznesin, por për komunitetin. Çdo fushë që bëhet në territorin e Shkodrës, i shërben të ardhmes dhe këtyre fëmijëve – tha kryetari i SHRF Shkodër Lazër Matija.

Fusha e re në Shtoj ofron një hapësirë cilësore për stërvitje, duke përmbushur standardet më të larta për fushat me bar artificial. Ky investim i Federatës së Futbollit pritet të ketë një ndikim të rëndësishëm në komunitetin sportiv të zonës, duke i dhënë mundësi të rinjve të Shkodrës të angazhohen më shumë në futboll.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga