Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Euro 2026 për vajza/ Kombëtarja U-19 nis të shtunën grumbullimin, trajnerja Kodra fton 20 futbolliste (EMRAT)

Shkruar nga NEWSPORT
Euro 2026 për vajza/ Kombëtarja U-19 nis të shtunën
Kombëtarja shqiptare e vajzave U-19

Kombëtarja shqiptare U-19 për vajza nis nesër grumbullimin dhe përgatitjet për sfidat e raundit të parë të Kampionatit Europian 2026. Shqipëria është shortuar në grupin B2 të Ligës B, së bashku me Sllovakinë, Lihtenshtejnin dhe Luksemburgun.

Trajnerja Daniela Kodra do të debutojë në pankinën kuqezi të nën 19-vjeccareve në këtë turne. Ajo ka grumbulluar 20 lojtare për këto ndeshje të rëndësishme, me objektivin madhor për të ngjitur vajzat kuqezi në Ligën A për herë të parë. Baza e futbollisteve është kryesisht nga klube të kampionatit shqiptar, ndërsa 9 prej tyre aktivizohen në kampionatet jashtë vendit.

Grupi kuqezi do të grumbullohet në Durrës. Ndeshja e parë është ajo kundër Luksemburgut, të martën, më 25 nëntor 2025 në ora 14:00 në stadiumin “Egnatia Arena”.

Vajzat kuqezi do të luajnë ndeshjen e dytë kundër Sllovakisë më 28 nëntor, po në ora 14:00 në stadiumin “Egnatia Arena” ndërsa përballja e fundit është ajo ndaj Lihtenshtejnit më 1 dhjetor në ora 13:30.

Përballjet e Shqipërisë do të transmetohen live dhe falas në kanalin FSHF Tv në platformën “Klani im”.

Të gjitha ndeshjet e grupit B4 do të zhvillohen në Shqipëri, me datat 18, 21 dhe 24 shkurt. Ndeshjet e tjera të këtij grupi do të luhen në “Shtëpinë e Futbollit”.

Euro 2026 për vajza/ Kombëtarja U-19 nis të shtunën
LISTA

Turneu U-19  për vajza në Shqipëri

Sllovaki U-19 – Lihtenshtejn U-19, “Shtepia Futbollit”, 25.11.2025 12:00

Shqiperi U-19 – Luksemburg U-19, “Egnatia Arena”, 25.11.2025  14:00

Luksemburg U-19 – Lihtenshtejn U-19, “Shtepia Futbollit”, 28.11.2025 12:00

Sllovaki U-19 – Shqiperi U-19, “Egnatia Arena”, 28.11.2025 14:00

Luksemburg U-19 – Sllovaki U-19, “Shtepia Futbollit”, 01.12.2025 13:30

Lihtenshtejn U-19 –  Shqiperi U-19, “Egnatia Arena”, 01.12.2025 13:30

 

Poll

Lexo gjithashtu