Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Edhe nga stoli mund ta bëj diferencën”, Nedim Bajrami dakord me zgjedhjet e Sylvinhos: Çdo lojtar do të luajë!

Shkruar nga NEWSPORT
“Edhe nga stoli mund ta bëj diferencën”, Nedim Bajrami
Nedim Bajrami

Historike, Kombëtarja shqiptare për herë të parë në “play-off” të Botërorit. Kuqezinjtë ia dolën që të triumfonin në transfertë 0-1 përballë Andorrës, me golin e Kristjan Asllanit. Pas këtij dueli ka folur mesfushori Nedim Bajrami.

“Besoj se sot kemi bërë një ndeshje shumë të mirë. Lojtarët që u futën pjesën e dytë bënë diferencën, edhe nëse je në stol kështu është futbolli. Mund të bësh diferencën për 20 minuta.

Qëndrimi në stol? Besoj se çdo lojtar do të luajë, është e vështirë, por futbolli është moment. 10 apo 20 minuta, mund të bësh diferencën. Sot e pamë në fushë, morëm 3 pikët në rrugën tonë për Botëror.

Udhëzimi i Sylvinhos? Ne filluam 4-3-3, pastaj 4-2-3-1. Në fund doli mirë. Perspektiva në merkato? Unë jam te Rangers, jam full fokus aty. Shpresoj pas Kombëtares të luaj dhe të më jepet një shans. Jam në formë. Kampionat i çuditshëm në Skoci? Kështu është futboll", tha Bajrami. 

Poll

Lexo gjithashtu