Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

E PAPRITUR/ Ish-trajneri i Kombëtares, Arie Haan rikthehet në Shqipëri

Shkruar nga NEWSPORT
E PAPRITUR/ Ish-trajneri i Kombëtares, Arie Haan rikthehet në
FSHF - Arie Haan

Sfida historike mes 17 Nëntorit dhe Ajax, e zhvilluar në shtator të vitit 1970 dhe që përfundoi në barazim 2-2, vijon të mbetet në kujtesën e sportdashësve shqiptarë. Ky moment i veçantë do të përkujtohet nesër përmes një eventi të posaçëm në stadiumin “Air Albania”.

Në aktivitetin që do të mbahet në ambientet e stadiumit modern, do të marrin pjesë figura të njohura të futbollit. Mes tyre do të jenë presidenti i FSHF-së Armand Duka, si dhe legjendat holandeze Ruud Krol dhe Arie Haan.

Kujtojmë se ky i fundit është emër i njohur për të gjithë shqiptarët. Haan ka qenë trajner i Kombëtares shqiptare nga viti 2007 deri në vitin 2009.

NJOFTIMI I FSHF:

Përshëndetje të gjithëve,

Nesër, e enjte (datë 9 tetor), në ora 11:00 në ambientet e stadiumit “Air Albania” do të zhvillohet një event i organizuar nga FSHF dhe Ambasada Holandeze me rastin e 55-vjetorit të ndeshjes së famshme, 17 Nëntori-Ajaks.

Në event merr pjesë Presidenti i FSHF, Armand Duka, dy ish-futbollistët e njohur holandezë, Ari Han e Rud Krol si edhe personalitete të tjera.

Eventi do të nisë në sallën e konferencave të stadiumit dhe më pas do të vijojë në ekspozitën e krijuar enkas për atë ndeshje historike në hyrje monumentale të stadiumit.

Ftohet media të jetë e pranishme!

Poll

Lexo gjithashtu