Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Dita Ndërkombëtare e Gazetarëve Sportivë, Duka: Ju falenderoj për përkushtimin tuaj, të zhvillojmë së bashku sportin e bukur të vendit tonë

Shkruar nga NEWSPORT
Dita Ndërkombëtare e Gazetarëve Sportivë, Duka: Ju
Armand Duka

Sot është një ditë e veçantë për gazetarët sportivë. 2 korriku ndryshe ndihet si Dita Ndërkombëtare e Gazetarëve Sportivë, të cilët pa reshtur raportojnë pëer të ndodhitë në sportet e ndryshme.

Armand Duka ka bërë një postim, ku ka falenderuar të gjithë gazetart për përkushtimin e tyre. Ndër të tjera kreu i FSHF-së i fton që së bashku të zhvillojmë akoma më shumë sportin më të bukur në vendin tonë.

“Miqtë e mi,

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gazetarëve Sportivë dua t'ju shpreh urimet më të përzemërta dhe t'ju falenderoj për punën tuaj të përkushtuar në raportimin e ngjarjeve brenda komunitetit tonë. Roli juaj ka qenë i rëndësishëm në informimin dhe edukimin e publikut për zhvillimet brenda nesh.

Përmes punës suaj, ju sollët emocionet dhe ngjarjet e komunitetit tonë në shtëpitë e mijëra tifozëve brenda dhe jashtë vendit. Ju u kthyet në zërin dhe sytë e tyre duke u përfshirë në momentet tona më të rëndësishme, e sidomos në prezantimin e Kombëtares sonë në Euro 2024. Ndaj, në emrin tim personal e në emër të FShF-së ju vlerësoj dhe mbështes përkushtimin dhe kontributin tuaj për gazetarinë sportive në vend.

Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Gazetarëve Sportivë. Le të vazhdojmë të promovojmë dhe zhvillojmë së bashku sportin e bukur të futbollit në vendin tonë!”, ka shkruar Duka.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga